dedi24.com (http://www.dedi24.com/index.php)
- DISPONIMI JUAJ (http://www.dedi24.com/board.php?boardid=11)
-- Bisedime (http://www.dedi24.com/board.php?boardid=61)
--- 3 - Afgane azil ne Kosove (http://www.dedi24.com/thread.php?threadid=10894)


Shenuar nga DJ-BEKIMI, 16.03.2009 / 09:46:

  3 - Afgane azil ne Kosove

Tre afganët e arrestuar nga policia në pikën kufitare me Maqedoninë, në fshatin Glloboçicë të komunës së Kaçanikut, të premten janë sjellë para prokurorit publik të Prokurorisë Komunale në Ferizaj, Rasim Malokut.

Prokurori Maloku ka thënë se tre personat e deklaruar si afganë janë marrë në pyetje dhe se kanë pranuar që në Kosovë kanë hyrë nga Maqedonia, ndërsa kishin kaluar nëpër Turqi dhe Greqi. Ata para prokurorit janë përgjigjur në gjuhën angleze.

Njëri nga ta ka thënë se kishte qenë pjesëtarë i ushtrisë afgane dhe se nga presioni dhe kërcënimet që kishte pasur nga talebanët, ishte detyruar të ikte nga vendi i tij dhe të kërkonte strehim diku tjetër. Dy të tjerët ishin lajmëruar si të afërm të ushtarit afgan.

Prokurori Maloku ka mohuar faktin që ata të jenë dërguar në qendrën e paraburgimit në Kaçanik. “Policia është urdhëruar që t’i dërgojë për strehim në Departamentin për azil dhe refugjatë në Prishtinë, ku do të qëndrojnë përkohësisht derisa të shqyrtohet kërkesa e tyre për azil”, ka thënë prokurori komunal, Rasim Maloku.

Tre afganët janë kapur nga policia të enjten në pikën kufitare të Glloboçicës dhe se nga kjo pikë ata kanë provuar të futen në Kosovë pa asnjë dokument identifikimi.

Bazuar ne G.Express


dedi24.com (C) 2005 - 2009